HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana-Dinamo 1-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 18 Tetor 2010 22:08   pdfShtypEmail

dinamo_tirana_pashaj-sefaKa perfunduar ne barazim derbi i kryeqytetit mes Tiranes dhe Dinamos. Bardheblute kane ndalur serine e rezultateve pozitive duke e mbyllur kete takim me rezultatin 1-1. 90-minutat kane folur nga nje pjese per secilen skuader. Ne pjesen e pare Dinamo ka treguar superioritetin ndaj Tiranes, ndersa ne pjesen e dyte bardheblute jo vetem kane barazuar por kane patur te gjitha mundesite per te shenuar edhe golin e fitores.

Dinamo e ka nisur vrullshem dhe goli nuk ka vonuar. Ne minuten e 16’, argjentinasi Martinena leshon nje silure duke derguar topin ne kendin me te larget per Liken qe detyrohet ta nxjerre nga rrjeta. Tirana nuk funksionon ne mesfushe dhe blute organizohen lehtesisht duke mos lejuar gjithashtu kundershtaret te jene te rrezikshem. Pjesa e pare mbyllet pa shume histori ndersa ne te dyten bardheblute shfaqen nje tjeter skuader. Ne minuten e 53’, pas nje krosimi te Mukes topi grushtohet nga portieri i Dinamos dhe Osmani i gjendur ne zone shtyn topin ne rrjete. Goli i jep zemer Tiranes qe provon me te gjitha menyrat per te kaluar ne avantazh. Ne minuten e 73’ Pejic godet shtyllen nderkohe qe pak momente me pare ai kishte humbur nje mundesi per te shenuar i vetem me portierin. Ne minutat e fundit te ndeshjes Bakaj i ka te gjitha mundesite per te shenuar por topi i goditur prej tij prek rrjeten e jashtme. Ne fund, te dyja skuadrat pranojne barazimin dhe ndajne mes tyre nje pike qe me teper i vlen kampioneve dhe kryesuesve te kampionatit, Dinamos.

Enea Shtrepi

TIRANA-DINAMO  1-1

Shenues: Osmani 54’ / Martinena 16’

Tirana: Lika, Gozdenovic, Silaigalis, Dushku, A.Lila, Osmani (Bushi 69’), Muka (Sina 79’), S.Lilaj, Zizovic (Karabeci 53’),Pejic, Plaku. Trajner: Nevil Dede

Dinamo: Hoxha, Amburet, Malakarne, Pisha, E.Xhafa (Sekseni 18’), Orelesi, Putincani, Allmuca, Muzaka (vila 69’), Bakaj, Martinena (Garcia 83’). Trajner. Luis Blanko

Gjyqtare: Lorenc Jemini, Gerard Qirici, Ergin Doda (Tiranë)

Kartonë të verdhe: A.Lila, Muka, Silaigalis / Pisha, Amborue


busy
komente