Tirana/ Prezantohet zyrtarisht Nevil Dede |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 11 Tetor 2010 22:32 |  |  |  | |
Ne zyrat e klubit te Tiranes eshte prezantuar sot ne mesdite trajneri i ri Nevil Dede duke i zene vendin keshtu Staroves qe u shkarkua te djelen ne mbremje. Presidenti Refik Halili dhe shefi i klubit Rauf Dimraj kane prezantuar Deden perpara mediave duke u shprehur se kane besim te ai dhe se Tirana do te rikthehet shume shpejt ne luften per titull. Dede eshte shprehur se ndihet i lumtur qe u rikthye ne shtepine e tij dhe do te kerkoje te injektoje te skuadra shpirtin e gares, ate qe bardheblute kane pasur gjithmone si karakteristike dalluese nga skuadrat e tjera. Me pas trajneri i ri ka nisur punen me skuadren duke u pergatitur per ndeshjen me Dinamon kete fundjave.
Enea Shtrepi
 |