HOT NEWS
E diel, 09 Gusht 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Starova: Humbem nga gabimet e mbrojtjes
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Prill 2010 23:35   pdfShtypEmail
Sulejman_Starova“Humbem nje ndeshje qe duhet ta kishim fituar dhe i hoqem vetes mundesine per te vazhduar rezultatet pozitive ne javet e fundit. Pas golit te shenuar nuk shfrytezuam si duhet rastet qe na u krijuam dhe momentin e mire qe po kalonim. Lojtaret nuk dhane shpirtin ne fushe ashtu si kishte ndodhur ne ndeshjet e fundit. Humben qetesine, humben edhe raste. U shfaqen dobesite kryesore te skuadres ne mbrotje dhe pesuam dy gola. Mbrojtja beri gabime elementare ndersa ne sulm stonuam. Lojtaret u bene euforik pasi kaluan ne avantazh edhe pse pergjate javes kishim punuar fort per ta shmanguar kete faktor. Persa i perket objektivit, ne do te kerkojme te rikthehemi te fitorja ne fundjave perballe Gramozit dhe mundesite per te kapur Europen nuk jane te vogla”, eshte shprehur trajneri i Tiranes, Sulejman Starova.


Enea Shtrepi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit