Duka: Dhuna nuk ka lidhje me futbollin | ||||
|
Kreu i Federates Shqiptare te futbollit ka reaguar publikisht pas akteve te dhunes te ndeshura kohet e fundit ne Kampionatin Shqiptar. Ai nuk eshte pajtuar me keto incidente te cilat i ka etiketuar si te patolerueshme. Duka ka dashur ti kujtoje te gjithe aktoreve qe jane pjese e futbollit, se ky sport eshte nje loje dhe si i tille nuk duhet te kete te tilla shfaqe negative. “I ftoj të vazhdojnë ta shikojnë futbollin si lojë. Duhet që cdokush të pranojë rezultatin. Duhet të rritet niveli i sensibilizimit të shoqërisë. Duhet të arrihet të kuptohet se kjo është një skenë e përshtatshme për sport”, eshte shprehur presidenti i FSHF-se, Armando Duka. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3267 |