Kastrioti karikon Dinamon |
nga AlbaniaSoccer E martë, 25 Gusht 2009 04:54 |  |  |  | |
Nuk ka pushimë për skuadrën e Dinamos. Fitorja në trasfertën e Krujës nuk ka mjaftuar që trajneri Muca ti lërë pushimë futbollistët e tij. Ai ka zhvilluar dy seanca stërvitore paradite dhe pasdite. Në seancën e pasdites që ka filluar rreth orës 17.30 grupi i lojtarëve titullar ka bërë vrapime vecmas grupit tjetër. Kjo seancë ka zgjatur një orë. Binte në sy mungesa e tre lojtarëve Soza, Malakarne dhe Putincanin. Malakarne vazhdon të ketë probleme më bërrylin kurse Putincani nuk është aktivizuar as në ndeshjen e parë pasi nuk është mirë.
Altin Ngjela
 |