HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Erjon Hoti : Golin ja dedikoj familjes time
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 24 Gusht 2009 05:18   pdfShtypEmail

erion_hoti_1Mesfushori shkodran Erjon Hoti ka qenë padyshim lojtari më i mirë për skuadrën e Apolonisë në këtë premiere të kampionatit. Skuadra Firake ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ku Hoti ka qenë protagonistë në të dy golat e shënuar. 

Në një intervistë për  Albaniasoccer.com protagonisti kryesor i ndeshjes Erjon Hoti ka deklaruar : "Ndihem i emocionuar, por dhe shumë i gëzuar për fitoren dhe për golin e shënuar. Këtë gol të parë për këtë sezon ja dedikoj familjes time. Një falenderim special shkonë për tifozërinë  firake e cila na mbështeti nga minuta e parë deri në të fundit. Falë tyre në stadium u krijua një atmosferë e mrekullueshme e cila na ndihmoi për arritjen e këtij rezultati pozitiv. Ne e merituam fitoren pasi ushtruam për 90-të minuta presion mbi kundërshtarin. Nuk kemi shumë kohë për të festuar pasi javën që vjen na pret një ndeshje akoma më e vështirë me Vllazninë në Shkodër. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhë ti marrim ndeshjet një e nga një. Shpresoj që përballë ish skuadrës time të arrijmë një rezultatë pozitiv". 

Kurse për golin e parë të shënuar nga Hadzibulic, Hoti do te shtonte: “Nuk e preka fare. Topi e kishte marre drejtimin e duhur. Me “pastroi” pluhurin e flokëve, por nuk e devijova fare topin” – u shpreh me humor futbollisti i cili me teper ndikoi ne çoroditjen e portierit durrsak se sa ne devijimin e topit ne rrjete.


Klevis Bejkolli


busy
komente