"Udhë të mbarë " Kampionati 71-te | ||||
|
Ka filluar Kampionati Kombetar i Futbollit per sezonin e ri 2009-2010. Me sloganin "Udhe te mbare" Kampionati i 71-te eshte çelur cdo ndeshje e Superliges kete sezon, nderkohe qe edhe golat e shumte nuk munguan, por si zakonisht, ata qe munguan ne ndeshjen e kryeqytetit ishin spektatoret. Kampionati i sivjetem filloi mbare, me 19 gola te shenuar ne Javen e pare, nje mesatare pak me shume se tre gola ne nje ndeshje. Kater skuadra nuk arriten te shenonin asnje gol, nderkohe qe dy skuadrat e vetme udhetuese qe arriten te fitonin, Dinamo e Flamurtari shenuan fitore te njejta 3-1. Golin e pare te kampionatit te sivjetem e shenoi mesfushori i Dinamos dhe skuadres perfaqesuese Elis Bakaj me nje goditje denimi nga distanca ne takimin Kastrioti - Dinamo 1-3. Ishte, po ky takim qe na dhuroi edhe penalltine e pare te realizuar per kete sezon, qe i takon futbollistit Bekim Kuli i cili realizoi golin e trete per Dinamon, kurse penalltia e pare per kete sezon i takon skuadres Korçare, te cilet paten rastin per te realizuar nga pika e bardhe por futbollisti Shkembi nuk arriti te shenoj per Skenderbeun. Kjo jave na dhuroi edhe tre kartona te kuq, Dushku i Teutes ishte i pari qe u ndeshkua me karton te kuq ne takimin Apollonia - Teuta. Haxhibulic i Apollonise, Alvizh i Flamurtarit dhe Guerrib i Skenderbeut (2 here) ishin futbollistet e huaj qe realizuan ne kete jave te pare te kampionatit. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5826 |