U-21/ Humbet perballe Hungarezeve | ||||
|
Kombëtarja e Shpresave nuk e nisi mbarë fushatën eliminatore të Europianit 2015 që do të zhvillohet në Ceki. Ekipi qe drejtohet nga Skënder Gega tregoi ndaj Hungarisë në Niko Dovana mangesi të mëdha në organizimin e lojes, e gjetjen e një sulmuesi të duhur. Në minutat e para të kësaj kuqezinjtë 21-vjecarë u vendosën mirë në fushë , presioni I Shqipërisë u shpërblye me gol në minutën e 28, pas një 11-metërshi . Gjelbrim Taipi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetë Avantazhi I Shqipërisë zgjati vetëm 2 minuta, pasi atëherë kur kërkohej më shumë organizim dhe qetësi, Shqipëria gaboi në rreshtimin taktik duke u dhënë mundësi hungarezëve që të shënonin një gol të thjeshtë me anë të Adorjan. Pjesa e dytë ndoqi logjikën e 45-minutëshit të parë. Hungaria kishte më shumë qartësi në veprimet e saj, duke iu afruar lehtësisht portës së Menkës. Portieri kuqezi bëri mrekullinë në minutën e 50-të, duke I mohuar një gol të sigurt skuadrës kundërshtare. Por 20-vjecari u gjet I papërgatitur nëminutën e 69, kur një predhë e lëshuar nga Vindeker u ndal vetëm nga rrjeta. Në minutat e mbetura pavarësisht tentativave dëshpëruese të kuqezinjve, rezultati mbeti I pandryshuar, me Shqipërinë që në takimin debutues të eliminatoreve të Europianit 2015 pësoi një humbje shokuese e cila më shumë se në renditje do t’I kushtojë psikologjikisht. Më 11 Qershor skuadra e Skënder Gegës do të luajë në transfertë me Bosnjë Hercegovinën. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6333 |