HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 14 Gusht 2018
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shqiperia e pafat, humbet ne minutat e fundit
nga Administrator   E mërkurë, 15 Qershor 2016 22:58   pdfShtypEmail

france-shqiperi-shtyllaEkipi kuqezi eshte dorezuar ne minutat e fundit duke i dhene mundesi gjelave francez te kalojne ne avantazh ne minuten e 90. Nje Shqiperi qe ka luajtur me plot grinte ku ka zhvilluar nje pjese te pare pothuajse perfekte. Ekipi francez, pretendent per fitimin e trofeut eshte neutralizuar shume mire nga lojtaret kuqezi. Shqiperia ka zhvilluar nje loje te mire dhe ka rezikuar porten e Frances ne minuten e 14 me ane te Lenjanit. Ne minuten e 24 Hysaj ka dhe nje kros te mire per Sadikun por nuk ka arritur te godase topin. Lojtaret francez mundohen te organizohen dhe te kerkojne golin me ane te Coman dhe Martial, por mbrojtesit tane kane qene te vemendshem duke neutralizuar aksionet e tyre. Shqiperia mbyll pjesen e pare me nje goditje denimi te rezikshem me ane te Memushaj, por gjuajtja e tij ka perfunduar mbi traverse. 
Pjesa e dyte do te nise me nje zevendesim per ekipin e Frances, ne fushe do te hyje Pogba ne vend te Martial. Franca duket se ka hyre ne fushe me e kujdesshme dhe me e bindur per te marre fitoren. Ne minutat e para Franca rrit shume presionin dhe rezikon seriozisht mbrojtjen tone. Ne minuten e 52-te, Shqiperia eshte shume e pafat, topi i goditur nga Memushaj do te perfundoje ne shtylle. Shqiperia eshte shume prane golit te avantazhit.
Franca reagon menjehere, kros i Payet nga e majta, por gjuajtja e Pogba nuk eshte e sakte. Nderkohe qe vjen rradha e Griezman, i cili ze vendin e Coman. Ne minuten e 69, Giroud gjuan me koke dhe godet shtyllen. Ekipi i Frances rrit edhe me shume presionin, kurse nga ana tjeter lojtaret e kombetares shqiptare kane shpenzuar shume dhe lodhja eshte shume e qarte.
Shqiperi ben dy zevendesime, del Lila dhe futet Roshi, proleme per Kukelin dhe ne vend te tij aktivizohet Xhaka.
Ne minuten e 85, mbrojtesi kuqezi Ajeti nuk ja del me dhe eshte i detyruar te largohet. Ne vend te tij do te aktivizohet Veseli. Kur loja po shkon drejt barazimit, do te jene francezet qe do te shenojne me ane te Griezman. Nje gol i pamerituar per kombetaren shqiptare. Ekipi hidhet i gjithi ne sulm per te kerkuar golin e barazimit, por do te jene serish francezet qe do te shenojne me ane te nje kundersulmi. Autor i golit eshte Payet.
Shqiperia ka zhvilluar nje ndeshje te mire dhe ka qene serish e pafat, por shpresat per tu kualifikuar me tej nuk jane shuar teresisht. 


busy
komente