HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll / Sulmuesi Ahmet Jonuzi beson se së shpejti do të bëhet pjesë e kombëtares shqiptare
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Prill 2010 10:47   pdfShtypEmail

ahmet_jonuziI gatshëm për Shqipërinë


Prishtinë, 23 prill - Sulmuesi kosovar Ahmet Jonuzi është shumë afër ta realizojë ëndrrën e tij. Një ftesë nga kombëtarja shqiptare do ta realizonte ëndrrën e vushtrriasit, që më sukses po militon në skuadrën Vorskla të Ukrainës.

Ish-sulmuesi i Kosovës së Vushtrrisë, Ahmet Jonuzi, ka thënë se disa ditë më parë është kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Sipas tij, mundësitë që ai të ftohet nga kroati Josip Kuzhe janë shumë të mëdha.

“Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit më kanë kontaktuar pak ditë më parë lidhur me mundësinë që të ftohem në përfaqësuesen A të Shqipërisë. Besoj se shumë shpejt do ta marr ftesën e shumëpritur nga Kuzhe”, ka thënë sulmuesi kosovar Ahmet Jonuzi. Ai ka shtuar se kroati Kuzhe e ka vëzhguar në një ndeshje që ka zhvilluar për ekipin shqiptar U-21.

“Pak kohë më parë, gjatë një ndeshje që kam zhvilluar për kombëtaren U-21, Kuzhe më ka vëzhguar nga afër. Nga stafi i ekipit kam marrë informacion se është pëlqyer loja ime nga Kuzhe. Tashmë jam në pritje të një ftese të mundshme nga trajneri i Shqipërisë”, tha Jonuzi, i cili ka shtuar se “ftesa mund të vijë në adresën time qysh në muajin maj, kur Shqipëria do të zhvillojë dy takime miqësore”.

“Gjithnjë kam thënë se jam i gatshëm për kombëtaren shqiptare. Çdoherë do të jem në shërbim të Shqipërisë”, ka theksuar Jonuzi. Kujtojmë se 21-vjeçari Jonuzi ishte pjesë e ekipit shqiptar U-21 gjatë garave të eliminatorëve për evropianin e ardhshëm.

Ndihet mirë në Vorskla

Ahmet Jonuzi ka tri sezone që është pjesë e skuadrës së njohur të Ukrainës, Vorskla. Ai bashkë me dy kosovarët e tjerë, Debatik Curri dhe Armend Dallku, tashmë janë bërë treshja kryesor e skuadrës ukrainase. Jonuzi pohon se ndihet mirë në Vorskla.

“Në Vorskla po kaloj mjaft mirë. Ndihem mirë në këtë skuadër. Kam kontratë deri në vitin 2011 dhe se, do të dëshiroja që ta respektoj kontratën deri në fund”, ka thënë Jonuzi.



Fatmir Bytyci

busy
komente