Kategoria e Pare/ Lushnja nuk ndalet, Elbasani rikthehet te fitorja | ||||
|
Lushnja e drejtuar nga Artan Bano ka fituar ne trasferte ndaj Butrintit me rezultatin e ngushte 1-0. Shkodrani Galica ka shenuar ne minute e 25’ dhe ky rezultat ka mbetur i pandryshaur deri ne perfundim te 90-minutave. Vendasit jane perpjekur, por mbrojtja e lushnjarve ka thyer cdo sulme te tyre. Pas kesaj fitoreje lagunaret gjenden ne vendin e pare te vetem me 9-pike. Fitore ka arritur dhe Elbasani qe ka mundur paster Partizanin 3-1. Verdheblut pas asaj humbje nje jave me pare ndaj Kamzes qe vazhdon te djege ne kampin elbasanas pasi ishte nje humbje e ardhur prej arbitrit dhe dhunes psikologjike dhe asaj fizike ne fushen e lojes. Djemte e drejtuar nga Filja te gjithe inatin e kane zbrazur mbi Partizanin. Ne minuten e 2’ Dalipi kalon ne avantazh ekipin e tij dhe ne te 20’ ka dyfishuar rezultatin. Ne pjesen e dyte verdheblut kontrollojn lojen, por pas nje hezitimi te mbroijtjes Gjoka ka ngushtuar rezultatin ne 2-1. Ne te 89’ Musta ka shenuar e golin e trete per Elbasanin qe ngjitet ne vendin e trete me 6-pike. Fitore ka arritur e Pogradeci qe ka marre fitoren e pare dhe piket e para ne kete kampionat. Dinamo ka mundur ngushte Himaren me rezultatin 1-0. Iliria ka fituar paster ndaj Gramshit 3-0 dhe renditet I vetem ne vendin e dyte me 7-pike. Pas javes se trete Lushnja kryeson e vetme me 9-pike e ndjekur nga Iliria me 7-pike dhe Elbasani 6-pike.
Kategoria e Pare/ Rezultatet e javes se III Tërbuni-Kamza 3-1 Ada-Besëlidhja 0-0 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5578 |