Kategoria Pare/ Bilisht Sport-Elbasani 2:3 | ||||
|
Elbasani ben me zemer tifozerine verdheblu ne 45' e para, por ne fund e mbyll me nje “HAPPY END”. Heroi i ketij takimi per miqte nga Elbasani do te ishte sulmuesi peqinas Roland Dervishi. Ne minuten e 15', ai do te shenonte golin e pare duke dhene qarte synimet e verdhebluve per kete takim. Pas shenimit te golit te avantazhit djemte e Krenar Alimehmetit, kane pasur e disa raste te tjera shenimi, por pa mundur ti konkludojne. Vendasit qe deri ne minute e 39', nuk e kishin vizituar asnjehere porten e mbrojtur nga portieri maqedonas Mancefski, arrijne te shenojne ne zbritjen e tyre te pare me ane te Kotemelos. Vetem dy minuta me vone vendasit kalojne ne avantazh me ane te Ligoraq Tikos duke permbysur gjithcka ne favorin e tyre. Pjesa e dyte fillon me skuadren mike ne sulme. Kryesori Jemini akordon penallti ne favor te Elbasanit, por Dervishi tregohet i pasakte dhe gjithcka mbetet e pandryshuar. Verdheblute nuk terhiqen, por hidhen te gjithe ne sulme duke gjetur shume shpejt dy gola te nje pasnjeshem me ane te Roland Dervishit duke kthyer rezultatin ne favorin e tyre. Gjithcka ka qene e lehte per tu administruar deri ne fund. Elbasani jo matematikisht, por llogjikisht eshte skuadra e dyte qe i bashkangjitet Bylisit per ne Kategorine Superiore.
Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4169 |