Ne fokus/ Mediat serbe I tremben incidenteve ne perplasjen Shkendija-Partizani Beogradit | ||||
|
Shkendija e Tetoves ishte ekipi qe deshironin me pak se te tjerat drejtuesit e Partizanit para hedhjes se shortit ne Nion te Zvicres, citojne mediat serbe deklaratat e trajnerit Aleksandar Stajonevic. Mirepo pas shortit trajneri serb ka thene se skuadra e tij Partizani eshte favorit dhe e respektojne kundershtarin dhe se deshiron qe ndeshja e kthimit te luhet ne Shkup e jo ne Tetove pasi atje do te kene perkahje te madhe nga tifozet. Megjithate mediat serbe takimin e kane shpallur si te rrezikut te larte duke cilesuar Shkendijen e Tetoves si klub nacionalist shqipetaresh me tifozet e tyre “Ballistet”, te cilet jane “arma” me e forte e tyre.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7402 |