Superkupa ne kryeqytet apo ne Merdarë? | ||||
|
Sonte Superkupa e Republikës së Kosovës: Prishtina - Hysi Fatmir Bytyçi Prishtinë, 10 gusht - Prishtina - Hysi, me ndeshjen e Superkupës së Republikës së Kosovës, që zhvillohet sonte hap edicionin e ri të garave. Kjo përballje, e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit nën dritat e reflektorëve, nga njohësit e futbollit parashikohet të japë një lojë të bukur dhe se, fituesi i këtij takimi do të dihet vetëm pas 90 minutave lojë. Kujtojmë se Hysi nga Merdara kishte mundur Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës, pikërisht në kryeqytet, me rezultat të ngushtë 2-1. Në prag të kësaj finale të madhe të dyja skuadrat me kohë kanë nisur dhe kanë përfunduar përgatitjet. Sipas trajnerëve të këtyre dy ekipeve, gjithçka është gati për fillimin e kësaj ngjarje të madhe sportive. Kollari: Dua ta nis edicionin me fitore Trajneri i skuadrës kampione, Prishtinës, Besnik Kollari, ka thënë se është i kënaqur me përgatitjet që ka bërë skuadra e tij. Realisht jam i kënaqur me punën që po bëhet gjatë përgatitjeve. Të gjithë futbollistët po japin maksimumin në stërvitje. Jemi të gatshëm për fillimin e edicionit të riâ€, ka thënë Kollari. I pari i bankinës së “bardhekaltërve†ka theksuar se të përzgjedhurit e tij kërkojnë fitore në superkupën e Kosovës ndaj Hysit. Kollari dëshiron që edicionin e ri ta nisë me fitore. “Në ndeshjet e Superkupës është vështirë të prognozohet se kush do të fitojë, por ne jemi përgatitur mirë dhe ndaj Hysit do të kërkojmë fitore. Hysi është skuadër e mirë, e cila në afatin veror është përforcuar edhe me dy-tre lojtarë të mirë. Synimi ynë është që ndaj Hysit ta nisim me fitore këtë edicionâ€, ka thënë Kollari. Sahiti: Hysi sërish do ta mposht Prishtinën Optimist për fitore në Superkupën e Republikës së Kosovës është shprehur edhe i pari i bankinës së Hysit, Muharrem Sahiti. Ai ka thënë se Hysi do ta mposhtë Prishtinën, ashtu siç bëri në finalen e Kupës së Kosovës. “Hysi e ka ‘ilaçin’ për ta mposhtur Prishtinën. Jemi të përgatitur maksimalisht ta mundim edhe një herë Prishtinën. Terreni, atmosfera, gjithçka është e njëjtë sikurse në finalen e zhvilluar kohë më parë, e besoj se edhe rezultati do të jetë i njëjtë, 2-1 për Hysin, ashtu siç kishte përfunduar finalja e Kupës së Kosovësâ€, ka thënë timonieri i Hysit, Sahiti. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4073 |