HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 20 Shkurt 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Trepça fitoi në shtëpi, Llamkosi mori një pikë në Pejë, Drenica-Vëllaznimi u ndërpre
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 11 Maj 2013 23:39   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesDje janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Raiffeisen Superligë. Trepça ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Dritën, me rezultat 3:1. Mitrovicasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 2-të me golin e shënuar nga Veton Shabani. Epërsinë në 2:0 e ngriti Enis Zabërgja, në minutën e 60-të. Më pas mysafirët arritën të ngushtojnë epërsinë e vendasve me golin e Xhevdet Shabanit, në minutën e 76-të, por vetëm katër minuta më pas ‘xehetarët’ shënuan sërish, kur Xhevdet Mulliqi, vendosi rezultatin përfundimtar 3:1.

Ndërkohë, ndeshja në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe Vëllaznimit është ndërprerë në minutën e 44-t, tek rezultat 1:1, pasi gjyqtari kryesor Genc Nuza është sulmuar nga futbollistët e Vëllaznimit pas ndëshkimit me karton të kuq të Desaret Dervishit.
Të parët në epërsi kaluan gjakovarët me golin e Gjergj Bushajt në minutën e 25-të, kurse drenicasit barazuan rezultatin me golin e Visar Shkupollit, në minutën e 43-të.

Në takimin e fundit të ditës së sotme, Llamkos Kosova ka arkëtuar një pikë tejet të rëndësishme në Pejë, ku sfidën me Besën e ka mbyllur pa gola, 0:0. Vushtrriasit gjatë tërë takimit kanë qenë më të mirë dhe kanë krijuar raste të mira shënimi, por nuk janë treguar efikas në fazën e sulmit. Mundësitë më të mira për të shënuar i kanë shpërdoruar Festim krasniqi dhe Labinot Osmani.


Raiffeisen Superliga, java e 29-të:

Trepça-Drita 3-1
Besa-Llamkos Kosova 0-0
Drenica-Vëllaznimi, u ndërpre në minute e 44-të tek rezultati 1:1
(shkaku: sulm fizik në gjyqtarin kryesor të ndeshjes)


busy
komente