Raiffeisen Superliga/ Trepça e Drenica e mbyllin vjeshtën me fitore | ||||
|
Trepça dhe Drenica e kanë mbyllur stinorin vjeshtor në Raiffeisen Superligë me fitore. Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore si mysafire në kryeqytet, në kuadër të javës së 17-të, duke e mposhtur Hajvalinë, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve tejet të rëndësishme për Trepçën e realizoi Enis Zabërgja në minutën e 34-t. Në takimin tjetër, Drenica ka arritur t’i gëzohet fitores në duel me Lirinë, me rezultat 2:0. Për drenicasit kjo ishte fitorja e dytë në këtë kampionat, përkatësisht e para pas asaj të shënuar që në javën e parë. Të dy golat për kuqezinjtë e Skenderajt i shënoi Berat Hyseni, në minutat 21’ e 28’. Ndeshjet e tjera të kësaj jave zhvillohen të dielën. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5695 |