Raiffeisen Superliga/ Sfida Llamkos Kosova-Trepça'89 u mbyll pa fitues | ||||
|
Ndeshja e fundit e javës së 16-të në Raiffeisen Superligë ndërmjet Llamkos Kosovës dhe Trepçës’89, e zhvilluar, të enjten, në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri në praninë e rreth 3000 shikuesve ka përfunduar pa gola, 0:0. Ky epilog i kësaj ndeshje i ka shkuar përshtati Prishtinës, e cila tashmë e ka siguruar pozitën e parë një javë para përfundimit të stinorit vjeshtor. Vushtrriasit patën më shumë nga loja dhe krijuan disa raste të mira shënimi, por nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit. Mundësitë më të mira për të shënuar i patën Bahri Kera (6’ e 30’), Valdrin Rashica (41’), Daut Maxhuni (50’) dhe Xhevdet Mulliqi (80’ e 90’), derisa rastin e vetëm të volitshëm “minatorët”, të cilët kryesisht luajtën të përqendruar në mbrojtje e patën nëpërmjet Egzon Fekës në minutat e fundit të ndeshjes. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5605 |