Raiffeisen Superliga/ Besa fiton sërish në shtëpi, Drenica me një tjetër barazim | ||||
|
Dje janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së XIII në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Besës ka shënuar fitoren e tretë në këtë edicion, të dytën radhazi, duke e mposhtur Trepçën, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 2:0. Kësisoj, Besa pas fitores së javës së kaluar kundër Trepçës’89, ka arritur të tregojë shenjat e këndelljes duke arkëtuar tri pikë tjera tejet të rëndësishme, të cilat e çojnë në pozitën e 8-të në renditje, me 14 pikë. Golat për Besën i shënuan Diar Miftaraj nga penalltia në minutën e 67-të dhe Jusuf Sabotiq, në minutën e 69-të. Në ndeshjen tjetër, Drenica ka regjistruar barazimin e tetë në këtë edicion. Kësaj radhe skuadra kuqezi nga Skenderaj ka barazuar në shtëpi me Feronikelin, 2:2. Drenica ishte në rrugë të mirë për të shënuar fitore, pasi krijoi epërsi 2:0 me golat e shënuar nga Berat Hyseni, në minutat 49’ e 75’, por futbollistët e Feronikelit arritën që brenda tre minutash të shënojnë dy herë dhe të arkëtojnë një pikë të rëndësishme, nëpërmjet Fidan Gërbeshit (84’) dhe Fitim Halitit (87’). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5649 |