Raiffeisen Superliga/ Trepça fiton si vendase, Besa e Hysi arkëtojnë pikë si mysafire | ||||
|
Futbollistët e Trepçës kanë shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Kosovën e Vushtrrisë, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 10-të në Raiffeisen Superligë. Kësisoj, mitrovicasit ia kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen skuadrës vushtrriase, e cila prej emërimit të trajnerit të ri Luan Prekazi ka pësuar katër humbje radhazi. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Enis Zabërgja, në minutën e 72-të nga penalltia, pasi më herët një lojtar i vushtrriasve luajti me dorë brenda zonës. Në shenjë respekti për ish-skuadrën e tij Zabërgja nuk e ka festuar golin, por ai ka mjaftuar që ‘xehetarëve’ t’ua sjellë tri pikë të reja. Gjyqtari Bejtë Fejzullahu ka akorduar një penallti për mitrovicasit edhe në pjesën e parë, në minutën e 43-të kur Dragusha ndali me dorë një gjuajtje të Zabërgjës, por Fetah Ibrahimi nga pika e bardhë gjuajti jashtë kuadratit të portës. Ndërkohë, futbollistët e Lirisë nuk kanë mundur të arkëtojnë më shumë se një pikë në sfidën kundër Hysit, që si vendës e kanë zhvilluar në Gjakovë. Të parët në epërsi kaluan llapjanët me golin e shënuar nga Mentor Zhdrella në minutën e 26-të, por shifrat i barazoi Karahoda, në minutën e 42-të. Pa fitues ka përfunduar edhe ndeshja në Skenderaj, ku Drenica ka barazuar me Besën, me rezultat 2:2. Ishin pejanët që shënuan të parët nëpërmjet Diar Miftarit (67'). I njëjti futbollist e shtoi epërsinë e Besës në 2:0 në minutën e 80-të. Megjithatë, drenicasit arritën të barazojnë shifrat në minutat e fundit me golat e shënuar nga Genc Hamiti dhe Muhamet Dragusha.Të dielën zhvillohen dy ndeshje ku spikat derbi ndërmjet Dritës dhe Trepçës’89, që zhvillohet në Gjilan. Në sfidën tjetër Vëllaznimi do të ballafaqohet me Hajvalinë, derisa të hënën zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 10-të në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit. Liria-Hysi 1-1 Gjilani-Ferizaj 1-0 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6766 |