Raiffeisen Superliga/ Liria dhe Drenica arkëtuan pikë si mysafire | ||||
|
Sot janë zhvilluar tri ndeshje të javës së 9-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese në renditje, Trepça’89 nuk ka arritur t’i gëzohet fitores para tifozëve të vet, duke barazuar me Drenicën, me rezultat 2:2. Të parët në epërsi kaluan mitrovicasit me golin e shënuar nga Isuf Llumnica, në minutën e 3-të nga penalltia, por vetëm tre minuta më vonë shifrat i barazoi Berat Hyseni, me gjuajtje me kokë. “Minatorët” arritën ta rikthejnë epërsinë në fund të pjesës së parë me golin e shënuar nga Ilir Izmaku. Megjithatë, ky gol nuk i mjaftoi skuadrës së Gani Sejdiut për të arkëtuar tri pikë të reja, ngase ë minutën e 63-të Berat Hyseni shënoi golin e tij të dytë, duke ia siguruar një pikë tejet të rëndësishme kuqezinjve nga Skenderaj. Kosova e Vushtrrisë ka vazhduar serinë e rezultateve negative, edhe pse ka qenë në epërsi në duelin e zhvilluar në Drenas kundër Feronikelit. Më fakt, Faruk Zeneli e kaloi në epërsi skuadrën e Luan Prekazit me golin e shënuar nga penalltia, në minutën e 24-të, por për përmbysjen e rezultatit u përkujdes Fatih Karahoda, me golat e shënuar në minutat 51’ dhe 82’, duke ia siguruar fitoren e parë Feronikelit nën drejtimin e Ramiz Krasniqit. Besa edhe një herë dëshmoi se ndodhet në krizë të madhe në këtë edicion, pasi pësoi humbje para tifozëve të vet nga Liria, me shifrat 0:3. Prizrenasit i kaloi në epërsi Agron Skeraj në minutën e 41-të, kurse fitoren e djelmoshave të Skënder Kaprës e vulosën Thaçi dhe Shala, me golat e shënuar në minutat shtesë të ndeshjes. Ndeshja e fundit e javës së 9-të në Raiffeisen Superligë zhvillohet, të hënën, në kryeqytet, ku në stadiumin e Flamurtarit ballafaqohen Hajvalia dhe Prishtina.Raiffeisen SUPERLIGA, java IX: Hysi-Vëllaznimi 1:0 Drita –Trepça 4:2 Feronikeli-Kosova (V) 2:1 Besa – Liria 0:3 Trepça ‘89-Drenica 2:2 Hajvalia-Prishtina, të hënën Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5745 |