Raiffeisen Superliga/ Drita fiton thelle kundër Feronikelit | ||||
|
Përballja e fundit e javës së tretë në Raiffeisen Superligë, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, që u zhvillua sot në Gjilan, ka përfunduar me fitoren e futbollistëve të Dritës, me rezultat bindës 4-1. Pjesa e parë ishte e niveluar, me raste të mira shënimi nga të dyja palët. Megjithatë, ishin vendasit ata që arritën të tundin rrjetën e portës rivale dhe atë në minutën e 32-të nëpërmjet Leonit Abazit. Ndërkohë, në pjesën e dytë gjilanasit u shfaqën më efikas në finalizimin e aksioneve, duke shënuar edhe tri herë tjera. Epërsinë në 2:0 e shtoi Xhevdet Shabani, në minutën e 59-të, kurse më pas Ismet Ramushi shënoi dy herë, në minutat 67-të dhe 88-të. Për mysafirët golin e nderit e shënoi Haliti, në minutën e 84-t. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3637 |