HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina e para
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 10 Maj 2012 08:27   pdfShtypEmail

prishtina_kosovav_1_0Skuadra e Prishtinës ka rimarrë pozitën e parë në renditjen e Raiffeisen Superligës, pasi ka shënuar fitore në ndeshjen e sotme kundër Gjilanit, që u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit, me rezultat 5-1, derisa liderja e dy javëve të kaluara, Trepça’89 ka pësuar humbje në Merdar nga Hysi, 1-3.

Golat për Prishtinën i shënuan Mentor Mazrekaj (15'), Faton Zejnullahu (33' e 66'), Astrit Fazliu (32') dhe Enis Fetahu (82'), derisa golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Genc Sermaxhaj (13'). Ndërkohë, Hysi e ka mposhtur Trepçën’89 me golat e shënuar nga Breznica 8’, Osmani 38’ e Musolli 73’, kurse golin e vetëm për ‘minatorët’ e ka shënuar Nallbani 58’.

Skuadra tjetër që është në garë për titull, Vëllaznimi ka pësuar humbje në derbin e Dukagjinit në Pejë nga Besa, me rezultat 0-3. Golat për pejanët i realizuan Salihu (22’), Zeka (73’) dhe A. Krasniqi (84’-ag)

. Fitore para tifozëve të vet ka regjistruar edhe Lepenci që ka mposhtur Trepçën (2-0) me dy golat e shënuar nga Xhevdet Shabani. Sfida tjetër e skuadrave të rrezikuara ndërmjet KEK-ut dhe Lirisë është mbyllur pa fitues, 1-1. Të parët në epërsi erdhën futbollistët e Lirisë përmes Vedat Muriqit (61’), por shifrat i barazoi Naim Kodraliu (87’) nga penalltia.


busy
komente