Raiffeisen Superliga/ Trepça dhe Lepenci fituan nga një pikë si mysafirë | ||||
|
Skuadra e Trepçës ka arkëtuar një pikë shumë të vlefshme në garën për mbijetesë në sfidën kundër Drenicës, në Skenderaj, në kuadër të javës së 27-të në Raiffeisen Superligë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”është mbyllur me shifrat e fillimit, 0:0. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte F. Bajraktari i vendasve në fillim të pjesës së dytë, kur goditi shtyllën. Me këtë pikë mitrovicasit deri diku e kanë kompensuar humbjen e përjetuar para tifozëve të vet në fundjavën e kaluar kundër Lirisë. Golat munguan edhe në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Prizren, ndërmjet Lirisë dhe Lepencit. Ndërkohë, ndeshjet tjera të javës së 27-të zhvillohen të dielën, në të cilat ballafaqohen: Trepça’89-Besa, Drita-Hysi, Prishtina-KEK-u dhe Vëllaznimi-Gjilani. Drenica-Trepça 0-0 Fushë Kosova-2 Korriku 1-1 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3944 |