Raiffeisen Superliga/ Prishtina barazon dhe humbet vendin e pare | ||||
|
Sot janë zhvilluar pesë ndeshje të javës së 23-të në Raiffeisen Superligë. Prishtina nuk arriti të rikthehet në pozitën e liderit, të cilën një ditë më parë e rrëmbeu Vëllaznimi, ngase nuk arriti të arkëtojë më shumë se një pikë në duel me Drenicën. Sfida e zhvilluar në kryeqytet u mbyll me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Drenicës, me golin e shënuar nga Rrahmani, në minutën e 27-të, derisa golin e barazimit për Prishtinën e realizoi Zejnullahu, në minutën e 69-të. Ndërkohë, skuadrat tjera të kreut të renditjes shënuan fitore. Trepça’89 e mposhti rivalen lokale, Trepçën, me shifrat 3:0, me golat e shënuar nga Kastriot Rexha 1’ e 24’ dhe Emin Baliqi 64’. Hysi gjunjëzoi KEK-un, 4:0, deria fitore të rëndësishme që i mban në garë për titull realizuan edhe Drita e Besa. Vëllaznimi – Liria 2:1 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3707 |