Mirsad Idrizi pezullohet deri në 2010-n | ||||
|
“Mirsad Idrizi është pezulluar nga Komisioni Disiplinor deri në përfundim të këtij sezoni. Pezullimi nuk është përfundimtar, pasi mund t’i zgjatet sërishâ€, ka thënë Edmond Rugova
Veton Zymberi
Drejtori gjeneral i FC Prishtinës, Edmond Rugova ka bërë të ditur se është marrë vendim që mbrojtësit Mirsad Idrizit t’i vazhdohet pezullimi deri në përfundim të sezonit vjeshtor. “Mirsad Idrizi është pezulluar nga Komisioni Disiplinor deri në përfundim të këtij sezoni. Pezullimi nuk është përfundimtar, pasi mund t’i zgjatet sërishâ€, ka thënë Edmond Rugova. Pezullimi i Idrizit kishte ndodhur në fillim të muajit tetor, me arsyen e moskryerjes së detyrave dhe neglizhencës në punë. Mbrojtësi Mirsad Idrizi para se të pezullohej ishte kapiten i skuadrës FC Prishtina, por Rugova nuk e di se ky mund të vazhdojë të mbetet kapiten edhe pasi t’i kalojë pezullimi. “Ai ka qenë kapiten, por ende nuk kemi vendosur se a do të jetë përsëriâ€, ka shtuar Rugova. Skuadra e Prishtinës, ndryshe nga dy vjetët e mëhershëm, këtë vit, përveç problemeve të brendshme në klub, ka pasur edhe një start të dobët. Pas Javës së Njëmbëdhjetë kampionia aktuale renditet në pozitën e nëntë me trembëdhjetë pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4206 |