As Shengyli se shëron dot Prishtinën | ||||
|
Fatmir Bytyçi
Trajneri Skënder Shengyli, ka debutuar në mënyrën më të keçë më skuadrën e tij te re, Prishtinën, duke pësuar debakël 1-4, ndaj Hysit, të dielën në stadiumin e qytetit, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së Dhjetë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Pavarësisht se kampionët në fuqi, treguan lojë të mirë në pjesën e parë, megjithatë skuadra nga Merdara, në 45-minutëshin e dytë në tersi shpartalloi kryeqytetasit, e në veçanti mbrojtjen e kësaj skuadre e cila assesi nuk po këndellët. Ishin mysafirët që qysh në minutën e dytë të takimit rrezikuan portën e Prishtinës, por Zaberxha nuk ishte precize në goditjen e tij. Vetëm një minutë më vonë prishtinasit nëpërmjet Behar Maliqit, kaluan në epërsi, i cili shfrytëzoi më se miri harkimin e Sermaxhajt. Pas këtij goli futbollistët e Hysit, gjithnjë kërkonin golin e barazimit. Pas dështimit të Berishës (24’), i cili qëllon shtyllën transversale, ishte kapiteni Enis Zaberxha, i cili më kokë shënon gol dhe barazon shifrat në 1-1. Edhe fillimi i fraksionit të dytë solli lojë të bukur nga të dy skuadrat. “Bardhëkaltritâ€, patën raste të shënonin nëpërmjet Fazliu (48’, 58’) dhe Hasan (49’), por dështuan nga pozitat ideale. Atë që nuk e bën sulmuesit e Prishtinës, e bën më se miri homologet e tyre nga Merdara. Fillimisht Elhami Berisha (68’), sjell në epërsi skuadrën e Hysit në 1-2, e një minutë më vonë, Labinot Osmani ngrit epërsinë në 1-3. Serinë e golave e përmbylli kapiteni Zaberxha, i cili kaloi portierin Miftari dhe shënon golin e dytë për të dhe të katërtin për Hysin. Të gjitha përpjekjet e Prishtinës, e cila nga minuta e 75 mbeti më një lojtar më pak në fushe, për shkak se Llumnica largohet nga fusha më kartonë të kuq, dështuan. Kjo humbje futë në krize edhe më të thellë Prishtinën, kurse Hysi, pas kësaj fitore ecën sigurt drejt majave të renditjes tabelore.
Deklaruan pas lojës:
Skënder Shengyli, trajner i Prishtinës: “Ishte një lojë e çuditshme. Në pjesën e parë treguam lojë të mirë. Shënuam gol në kohën e duhur, por në pjesën e dytë pas 15-minuta lojë, ne më gabimet e mbrojtës pësuam golat. Na mbetet që në takimet e radhës të përmirësojmë gabimet e lëshuaraâ€.
Luan Prekazi, trajner i Hysit: “Në çdo repart kemi treguar lojë të mirë dhe angazhim maksimal. Krijuam raste të shumta dhe se, shënuam mjaft shumë gola. E merituam fitoren dhe se, kësaj radhe fitojë futbolliâ€.
Prishtina - Hysi 1-4 Stadiumi i qytetit Shikues: rreth 2000 Shënues: Maliqi (3’), për Prishtinën, Zaberxha (36’, 79’), Berisha (68’), Osmani (69’), për Hysin Gjyqtarë: Hajdari, Pesheteri, Berisha Karton të vërdhë: Limani, Hasan, Llumnica (Prishtinë), Kida, Osmani (Hysi) Karton të kuq: Llumnica (Prishtinë) PRISHTINA: Miftari, Krasniqi, Berisha, Sermaxhaj, Alievski, Limani (Azemi), Maliqi, Llumnica, Skeraj (Mustafa), Hasan, Fazliu. HYSI: Neziri, Osmani (Breznica), Ahmeti, Kida, Sogojeva, Musolli, Gashi (P. Osmani), Zhdrella, E. Berisha (Haliti), Osmani, Zaberxha. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4039 |