HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skënder Shëngyli: Dua të debutoj me fitore
nga AlbaniaSoccer   E premte, 02 Tetor 2009 09:50   pdfShtypEmail

skender_shengyliTrajneri i Prishtinës dëshiron që ndaj Hysit ta arrijë fitoren e parë me skuadrën e tij të re. Sipas tij, Prishtina ka potencial ta mund skuadrën nga Merdara. Shëngyli kërkon përkrahjen e “plisave” në ballafaqim me Hysin

Fatmir Bytyçi

Trajneri i Prishtinës, Skënder Shëngyli, i cili ditë më parë është emëruar në këtë post, kërkon që me fitore të debutojë në bankinën e kampionëve në fuqi. Kryeqytetasit pas dështimit me Vëllaznimin në xhiron e kaluar, në fundjavë do të përballen me Hysin, skuadër kjo që tashmë gjendet në pozitën e tretë të renditjes tabelore, kurse Prishtina gjendet në pjesën e rrezikshme të renditjes tabelore. I pari i bankinës së “bardhekaltërve”, Skënder Shëngyli, sfidën me skuadrën nga Merdara e vlerëson të vështirë, por, sipas tij, të përzgjedhurit e tij janë të përgatitur maksimalisht t’i përgjigjen Hysit.

“Jemi munduar të mobilizohemi sa më mirë për ndeshjen ndaj Hysit. Kemi punuar intensivisht gjatë përgatitjeve dhe se, pres angazhim maksimal të futbollistëve të mi”, ka thënë Shëngyli.

“Hysi duhet vlerësuar lart, por angazhimi ynë nuk do të mungojë. Besoj se do ta mposhtim Hysin”.

Shëngyli kërkon përkrahjen e “plisave”

Ish-futbollisti i Prishtinë, Skënder Shëngyli, që pas dy dekadave kthehet në skuadrën ku bëri famën, por tash në cilësinë e trajnerit, në takim me Hysin, kërkon përkrahjen e “plisave”.

“E kuptoj se tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’, janë të irrituar me skuadrën e Prishtinës, për shkak të rezultateve të dobëta, mirëpo kërkoj përkrahjen e tyre në ndeshjen ndaj Hysit. Skuadra ka nevojë të mbështetet nga tifozët edhe në çastet kur klubi është në krizë. Prishtina ka potencial të mirë të lojtarëve dhe se, me përkrahjen e ‘plisave’ ne do t’i marrim pikët maksimale në ndeshjen e radhës”, ka theksuar timonieri Shëngyli.


busy
komente