HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shoshi e “hanë” në sy Prishtinën
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Shtator 2009 13:00   pdfShtypEmail

valdet_shoshiStrategu Valdet Shoshi e ka “hëngër” në sy ta mposhtë Prishtinën, kurse homologu i tij, Besnik Kollari, mendon vetëm për fitore në superderbin e Javës së Tetë

Veton Zymberi

Takimi kundër Prishtinës do të jetë një derbi i vërtetë. Jam shumë optimist se në këtë takim do të shënojmë fitore, pasi angazhimi dhe forma e futbollistëve është çdo ditë në ngritje. Kështu ka thënë trajneri i skuadrës së Drenicës, Valdet Shoshi, para takimit me kampionen aktuale, Prishtinën.

“Takimi me Prishtinën do të jetë shumë i fortë. Jemi optimistë për këtë superderbi, pasi forma dhe angazhimi i futbollistëve tanë është në rritje çdo ditë e më tepër”, ka thënë Valdet Shoshi, duke shtuar se “Isha i vetëdijshëm se tri takimet e para si trajner i Drenicës do të jenë të vështira, por një fitore kundër Prishtinës do të ishte një start i shkëlqyeshëm për mua si trajner i kësaj skuadre”. Shoshi në takimin e parë pësoi nga Besa në “Shahinhaxhiislami”, kurse të shtunën e mposhti Vëllaznimin në Skenderaj. Ndërsa në anën tjetër Prishtina në shtëpi të vet e mposhti skuadrën e Besës me rezultat minimal (1:0).

Kollari kërkon pikë në Skenderaj

Ndërsa edhe trajneri i Prishtinës, Besnik Kollari, ka shprehur optimist se skuadra e tij do të arrijë rezultat pozitiv edhe në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

“Drenica po kalon nëpër një krizë të rezultateve, por ne do të përgatitemi ta mposhtim në këtë takim. Drenica e mposhti Vëllaznimin në takimin e fundit, por kjo nuk na frikëson aspak, sepse mendojmë vetëm për rezultat pozitiv”, ka thënë Besnik Kollari.

Valdet Shoshi në takim kundër Prishtinës do të ketë të gjithë futbollistët në dispozicion, kurse Besnik Kollarit mund t’i mungojë Isuf Llumnica shkaku i tre kartonëve të verdhë.


busy
komente