HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Besnik Kollari: Skuadra po rigjen vehten!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 22 Shtator 2009 11:45   pdfShtypEmail

kollariTrajneri i FC Prishtinës, Besnik Kollari është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, kundër Besës nga Peja, të zhvilluar të shtunën në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Kollari ka shprehur besim se skuadra e tij do të arrijë që në takimet e radhës të marrë më shumë rezultate pozitive. “Jam shumë i kënaqur me fitoren kundër Besës. Edhe më herët ka qenë koha të marrim rezultate pozitive, por as tash s’është vonë. Në takimet e radhës do të marrim më shumë rezultate pozitive, jam i bindur”, ka thënë Besnik Kollari.

Kampionia aktuale në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll, Prishtina, takimin e radhës e zhvillon në Skenderaj kundër skuadrës së Drenicës, e cila në takimin e Javës së Shtatë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll arriti ta mposhtë Vëllaznimin me rezultat 2:0. Numrit një në skuadrën “bardhëkalter” nuk i intereson situata nëpër të cilën po kalon skuadra e drejtuar nga Valdet Shoshi. Ai ka kërkuar maksimumin e pikëve nga ky takim.

“Drenica po kalon nëpër një krizë të rezultateve, por ne do të përgatitemi ta mposhtim në Drenicë. Ajo e mposhti Vëllaznimin në takimin e fundit, por kjo nuk na frikëson aspak, sepse ne mendojmë vetëm për rezultat pozitiv”, ka shtuar Kollari. Në takim kundër Drenicës, Kollari mund të mos ketë shërbimet e mesfushorit Isuf Llumnica, shkaku i kartonëve, por në dispozicion do ta ketë ish-mesfushorin e Drenicës, Taulant Dajaku.  Skuadra e Prishtinës pas javës së shtatë renditet në pozitën e tetë me nëntë pikë të tubuara.

Veton Zymberi


busy
komente