Premton Muja : Në Drenicë s’ka vend për panik | ||||
|
Sulmuesi Premton Muja, i ardhur me shumë bujë nga skuadra e Gjilanit, ka shprehur mendimin se nuk ka vend për panik në skuadrën e Drenicës. Ai është optimist se që nga takimi me Vëllaznimin, skuadrës nga Skenderaj do t’i rikthehet buzëqeshja Veton Zymberi Fillimi nuk ka qenë ashtu siç kemi pritur, por nuk ka vend për panik. Na duhet të kemi vetëm pak fat dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive. Kështu ka thënë të mërkurën, Premton Muja, njëri nga transferimet më të bujshme në skuadrën nga Skenderaj. “Nuk kemi pasur start të mirë. Na është dashur të komponohemi, kurse tash na duhet të kemi fat dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive. S’ka vend për panik, pasi e gjithë skuadra me trajnerin jemi duke punuar maksimalisht që sa më parë të rikthehemi te rezultatet pozitiveâ€, ka thënë Premton Muja, i cili ka kërkuar fitore në takimin që skuadra e Drenicës do ta zhvillojë në “Bajram Aliu†kundër Vëllaznimit nga Gjakova. “Kundër Vëllaznimit hyjmë me të vetmin qëllim: fitoren. Jemi të përgatitur mirë për këtë takimâ€, ka shtuar ai. Shoshi mund të shqetësohet Sportisti më i mirë për vitin 2008 në Komunën e Gjilanit, ka thënë se trajneri i ri Valdet Shoshi mund të shqetësohet me formën e sulmuesve të skuadrës, pasi dy transferet në repartin e sulmit nuk kanë arritur ende ta gjejnë rrugën e golit. “Trajneri mund të shqetësohet pasi ne sulmuesit e ardhur ende nuk kemi shënuar. Jemi përpjekur, por fati na ka munguar në takimet e mëhershme. Besoj qe shumë shpejt fati do të rikthehet në anën tonëâ€, ka thënë ai. Skuadra e Drenicës, pas startit të dobët në javët e para të kampionatit, largoi nga skuadra trajnerin Xhaver Dobra, kurse në vend të tij emëroi pejanin Valdet Shoshi, i cili nuk arriti t’ia rikthejë buzëqeshjen kësaj skuadre. Drenica pas Javës së Gjashtë renditet në pozitën e njëmbëdhjetë, me katër pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3178 |