Bardhyl Kaçiu: Do të luajmë për fitore | ||||
|
Skuadra e Trepçës dhe ajo e Lirisë sot pasdite do të ndajnë mejdanin në stadiumin olimpik “Adem Jashari†në Mitrovicë të dielën në ora 16:00. Mesfushori i skuadrës së Trepçës, Bardhyl Kaçiu, ka thënë se skuadra e tij është favorite absolute në ketë derbi të javës së pesë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Sipas mesfushorit prishtinas humbja në javën e fundit kundër Vëllaznimit nuk do të ndikoj aspak në takimin kundër Lirisë. “Kemi shumë respekt për skuadrën e Lirisë, por nga ky takim presim fitore. Ne luajmë para shikuesve tanë që është një pluse i madh për ne lojtarët për ketë derbi. Humbja e fundit kundër Vëllaznimit nuk do të ndikoj në ketë takim, pasi ka qenë një humbje e rastësishmeâ€, ka thënë Bardhyl Kaçiu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3714 |