HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 24 Tetor 2017
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U-21/ Kosova (0) turpërohet nga Egjipti (8)
nga AlbaniaSoccer   E diel, 16 Qershor 2013 09:36   pdfShtypEmail

u 21 kosovaPërfaqësuesja e Kosovës në futboll U-21 ka pësuar humbje në takimin për vendin e tretë në turneun “Valais Cup” kundër Egjiptit, me rezultat 8:0. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U-21 ka pësuar humbje në takimin për vendin e tretë në turneun “Valais Cup” kundër Egjiptit, me rezultat 8:0.

Kosova –Egjipti 0:8
Stadiumi në Bouveret.
Shikues: 2.000
Gjyqtarë: Urs Schnyder, Remy Zgraggen, Markus Raber e Yves Degallier.
Shënues: Ahmed El Sayed(5’ e 55) Rafat Ahmed(47’), Ahmed Hassan Mahgoub(17’), Mahmoud Elmetwaly( 56') Mahmoud Abd Elmonem(61' pen e 75) Omar Bassam Mohamed Helmy Hassan,( 85')
Kartonë të verdhë: Thaçi e Rashica (Kos).
Kosova: Muhaxheri, Islami(Tah, Thaqi, Muriqi, Malaj(Drevina), Lekaj (Drevina), Begolli (Rashica), Celina(Latifi) , Mustafa (Musaj), Jasiqi e Avdyli.
Trajner: Rafet Prekazi.
Egjipti:Mossad(Sahin), El Hadad,El Hambalay, Elmonem, El Hanafi(Sayed Mohamed), Rafat Ahmad, Elmetawaly, Mohamed Ahmed (Helmy Hassan), Hassan Eid(El Shami), Reda Hassan, Mahgoub, M. Ibrahim Hassan.
Trajner:Mohamed Rabie Yassin.

Deklaruan pas ndeshjes

Rafet Prekazi, përzgjedhës
Nuk kemi pritur fitore, por të paktën të tregojmë afër 50% të atij niveli çfarë treguam kundër Ganës. Natyrisht se dueli ma kampionët e Afrikës ishte i vështirë, por siç duket na u hakmor edhe loja individuale e disa futbollistëve, të cilët nga dëshira për t’u dëshmuar bën shumë gabime e sidomos në mbrojte. Ky është një mësim për neve dhe nga kjo do të bëjmë analizën e thuktë në mënyrë që në të ardhmen të mos na përsëriten gabime të tilla. Duhet thënë se faktor kyç ishte edhe mungesa e përgatitjes fizike.

Argjend Mustafa, kapiten
Kishim një kundërshtar të fortë, i cili ishte në çdo pikëpamje ishte më i përgatitur se ne. Nuk arritëm të përsërisim lojën sikur kundër Ganës. Neve na mbetet të punojmë shumë që të përmirësohemi. Të shpresojmë se do të kemi më shumë grumbullime në të ardhmen.

Albert Bunjaki, përzgjedhës i përfaqësueses “A”
Ky ishte një rast i mirë që këta djelmosha të shijojnë arenën ndërkombëtare. Patën kundërshtar të fortë, por ishte mungesa e forcës fizike. Natyrisht se nga kjo duhet nxjerrë mësime në të ardhmen.


busy
komente