HOT NEWS
E martë, 21 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në fokus/ Vokrri: Jo pazare me federatën serbe
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Qershor 2013 09:37   pdfShtypEmail

fadil vokrriPresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri duke folur për të përditshëm serbe “Kurir”, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Federatën Serbe të Futbollit (FSS) dhe se nuk e ka ndërmend të bëjë tregti me këtë Federatë. I pari i FFK-së, i bëri këto deklarata pas vizitës së presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter në Serbi, ku e shprehu qëndrimin e tij që Kosovës t'i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore.“Deri më tani nuk kemi pasur kurrfarë kontakti me FSS-në, prandaj kjo tregon se me ata nuk bëjmë pazare. Krejt për çfarë po mundohemi të bisedojmë me Blatterin është që FIFA më në fund të na pranojë si anëtar i barabartë. Më vjen keq që kjo nuk ndodh, ndërsa Kosovën e kanë njohur 100 shtete në botë”, ka thënë Vokrri.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit