R.I.P/ Vritet në Francë ish-futbollisti i Hajvalisë | ||||
|
E la Kosovën për të shkuar në kërkim të një jete më të mirë në Francë, mirëpo për asnjë moment nuk e kishte menduar se atje do të gjente vetëm vdekjen. Ish-futbollisti i Hajvalisë me të cilën u promovua në ligën e parë, Fatmir Beqiri pas një zënke me një tjetër shtetas kosovar në Lyon të Francës ka mbetur i vdekur pasi paraprakisht ishte goditur me thikë. Beqiri, i lindur me 23 dhjetor 1991, për një vit ishte pjesë e Hajvalisë, më parë kishte luajtur edhe për KEK-un dhe Ramiz Sadikun, ndërsa vitin e kaluar ai kishte vendosur që në mënyrë ilegale të shkojë në Francë. Beqiri nga shokët kujtohet si një djalë i urtë dhe i zellshëm dhe lajmi për vdekjen e tij i ka goditur të gjithë. “Më duket e pabesueshme. Fatmiri ka qenë një djalë shumë i urtë dhe punëtor. Asnjëherë nuk ka bërë fjalë me askënd në klub. Vdekja e tij më ka goditur shumë”, tha portieri i Hajvalisë, Sami Boroci, i cili për një sezon e kishte pasur bashkëlojtar. Marre nga Zeri.info Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7114 |