HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Blater përkrah sërish Kosovën
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Tetor 2012 15:30   pdfShtypEmail

fifa_logo-newPresidenti i FIFA-s, Sepp Blatter vazhdon të shprehë të gjithë mbështetjen e tij për Kosovën. Futbolli në këtë vend vazhdon të presë hapjen e një dritare për ndërkombëtarizimin, ndërsa kërkesat e tyre shtyhen vazhdimisht.

Kështu ka ndodhur me kërkesën për lejimin e Kombëtares dhe klubeve kosovare që të zhvillojnë miqësore me skuadra të tjera anëtare të FIFA-s. Blatter ishte i pari që e mbështeti daljen e futbollist në Kosovë nga izolimi, megjithatë vendimi u shty për në dhjetor.


Tashmë, kreu i federatës botërore është shprehur sërish në mbështetje të Kosovës, këtë herë në një intervistë në televizionin zviceran, RTS ku ishte i ftuar. “Çështja e përfaqësueses së Kosovës më ka prekur shumë. Aktualisht ky vend nuk është anëtar i FIFA-s, pasi më parë nevojitet njohja nga Kombet e Bashkuara, por besoj se te kjo çështje duhet shfaqur më shumë zemërgjerësi”, ka thënë Blatter.


Me propozim të Blatter, në mbledhjen e Ekzekutivit të FIFA-s më 22 maj Kosovës iu dha dita jeshile që të luajë miqësore ndërkombëtare. Por, pas reagimit të Serbisë dhe UEFA-s, vendimi u “ngri” derisa të plotësohen disa modalitete që do të kënaqnin të gjitha palët.


Gjithçka pritej të zbardhej në fund të shtatorit, por vendimi për heqjen e barrierave futbollistike me Kosovën u shty për në datën 14 dhjetor, në mbledhjen e Ekzekutivit në Tokyo.


Ndërkohë, për këtë datë Blatter foli edhe gjatë një takimi me mediat në Gjenevë, mbi perspektivën dhe sfidat e futbollit sot botë, me moton “Futbolli për të gjihtë, giithë për futbollin”.


“Nuk kemi ndërmend ta shtyjmë sërish vendimin e Kosovës”, tha aty presidenti i FIFA-s. “Ju falënderoj për durimin dhe mirupafshim në Tokio me të reja për futbollin kosovar”.


busy
komente