HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ FIFA fton Serbinë për të folur për Kosovën
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Maj 2012 18:41   pdfShtypEmail

fifa_logo-newFIFA kishte marrë vendim një ditë më parë që t`i lejojë përfaqësueset ndërkombëtare të zhvillojnë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës edhe pse FFK ende nuk është pranuar, ndërsa ky vendim, i konsideruar si hap i madh drejt ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, duket se si gëzim, ka zgjatur shumë pak.

Kjo pasi sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, i ka dërguar një letër kryetarit të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic, në të cilën e fton në takim më 31 maj në ora 13:00 në zyrat e FIFA-s në Zurich, për të diskutuar për implementimin e këtij vendimi.

Konkluzonet e këtij takimi, në të cilin pritet të marrë pjesë dhe një përfaqësues i UEFA-s, do të dërgohen në një takim të jashtëzakonshëm të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, të planifikuar për datën 4 korrik 2012.

Duket se rishqyrtimi i vendimit për lejimin e përfaqësueses së Kosovës për të zhvilluar ndeshjet me të gjitha kombëtaret e tjera anëtare të FIFA-s ka shqetësuar tej mase autoritetet serbe, të cilat me ndihmën e presidentit të UEFA-s, francezit Michel Platini, i cili njihet si admirues i serbëve, kanë arritur që me sukses të shtyjnë implementimin e vendimit dhe ndoshta edhe shfuqizimin e tij.


busy
komente