HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 30 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kosova/ Mishel Platini, kunder FIFA-s
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Maj 2012 22:15   pdfShtypEmail

mishel_platiniVendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për lejimin e Federatës Kosovare të Futbollit (FFK), që të organizojë ndeshje miqësore ndërkombëtare përfaqësueses kosovare, por edhe të klubeve, përveçse ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Serbi, ka ngjallur reagime të ashpra dhe te UEFA.

Federata Europiane i ka injoruar vazhdimisht përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtare e saj dhe e FIFA-s, duke hedhur sistematikisht poshtë kërkesat për ndërkombëtarizimin e futbollit në këtë vend.


Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka deklaruar se vendimi i FIFA-s, i mbështetur nga Sep Blater, që ta lejojë Kosovën të zhvilloj ndeshje miqësore, bie ndesh me Statutin e Organizatës që ai drejton. Për këtë arsye, francezi, i cili njihet si një mik i Serbisë, ka thënë se vendimi i FIFA-s ishte i ngutshëm dhe i padrejtë, e mbi të gjitha i ndikuar nga politika. “Kjo është thjeshtë një çështje politike dhe vendimi është në kundërshtim me Statutin e UEFA-s”, ka deklaruar Platini.


Por, këtë pretendim të Platinisë e ka hedhur menjëherë poshtë sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke. “Ne vetëm kemi pranuar një kërkesë të një vendi ku luhet futboll. Asgjë më shumë e as më pak”, deklaroi numri 2 i FIFA-s.


busy
komente