HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Albert Bunjaku : Bashkërisht do të krijojmë një Përfaqësuese të fuqishme
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Tetor 2009 13:34   pdfShtypEmail

albert_bunjakubahri_berisha“Unë me bashkëpunëtorë do kemi në emërore të gjerë deri në 60 lojtarë, dhe emërorja mund të ndryshojë nga një grumbullim në tjetrën, por emëroren e përafërt përfundimtare presim ta bëjmë publike në fillim të vitit të ardhshëm dhe mund të ndodhë që në atë emërore mund të ketë edhe lojtarë, të cilët nuk kanë qenë as në tubimin e parë e as në të dytin. Kjo për faktin se mund të ndodhin ndryshime”, ka thënë përzgjedhësi i përfaqësues se Kosovës, Albert Bunjaku

Fatmir Bytyçi

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës në Futboll, Albert Bunajku, të enjten për herë të parë nga emërimi i tij në këtë post ka grumbulluar të përzgjedhurit e tij. I pari i përfaqësues së Kosovës, në takime me medie, ka bërë të ditur detajet e këtij grumbullimi.

“Sot po e publikojmë emëroren e futbollistëve për grumbullimin e parë sepse që e dini unë kam paraparë dy tubime, ky i tetorit dhe ai që do të pasojë i nëntorit dhe kjo emërore e futbollistëve do të jetë e përqendruar vetëm në futbollistë vendor, por kjo nuk do të thotë se nuk ka filluar përzgjedhja e lojtarëve dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Bunjaku. Sipas tij, në grumbullimin e parë do të jenë rreth 60 futbollist, mirëpo ai ka pohuar se emëroja mund të këtë ndryshime.

“Unë me bashkëpunëtorë do kemi në emërore të gjerë deri në 60 lojtarë, dhe emërorja mund të ndryshojë nga një grumbullim në tjetrën, por emëroren e përafërt përfundimtare presim ta bëjmë publike në fillim të vitit të ardhshëm dhe mund të ndodhë që në atë emërore mund të ketë edhe lojtarë, të cilët nuk kanë qenë as në tubimin e parë e as në të dytin. Kjo për faktin se mund të ndodhin ndryshime”, ka theksuar Bunjaku, i cili ka shtuar se “sa i përket këtij tubimi përzgjedhja e lojtarëve është bërë në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e mijë, Muharrem Sahitin, Genc Hoxhën dhe Bahri Berishën”.

“Gjatë këtij tubimi do të kemi katër ushtrime teorike dhe katër ushtrime praktike”, ka thënë Bunajku, i cili më pas para gazetarëve me ilustrime  ka shpalosur programin stërvitor dhe synimet e këtyre përgatitjeve.

“Ne nuk do të krijojmë iluzione se shumë shpejt do të arrijmë nivelin e lartë, por ne do të punojmë që të krijojmë një skuadër, e cila do të këtë një prezantim të denjë në arenën ndërkombëtare. Do të punojmë për një Përfaqësuese të disiplinuar, mirë të organizuar dhe asnjëherë individit nuk do të mund të jetë mbi interesat e përfaqësueses”, ka thënë Bunajku, i cili ka falënderuar kompaninë “Rantizows sport” përkrahjen që i ka dhënë Përfaqësueses në pajise si dhe kompaninë për prodhimin ushqimit të sportistëve që ka siguruar ushqim cilësorë për këto dy tubime.

“E di që nuk e kemi lehtë, por bashkërisht besoj shumë se do të krijojmë një Përfaqësuese, kompakte e të fuqishme”, ka përfunduar Bunjaku.


busy
komente