Raiffeisen Superliga/ Ndeshjet e javes se XIX |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 14 Mars 2013 16:23 |  |  |  | |
Komisioni i Garave i Raiffeisen Superligës ka aprovuar kërkesën e KF “Hysi” për ndryshimin e terminin të ndeshjes Hysi-Prishtina, e cila do të zhvillohet të shtunën në Merdar. Ndërrimi i terminit të kësaj ndeshje ka sjellë edhe ndryshimin e terminit të ndeshjes Hajvalia-Llamkos Kosova, e paraparë për të shtunën. Kjo sfidë është zhvendosur për një ditë më vonë, për shkak të transmetimeve televizive. Ndryshimi i ditës së zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Hysit dhe Prishtinës është bërë nga shkaku i punimeve dhe instalimit të kabllove në terminalin në Merdar. Komisioni i Garave ka hasur në mirëkuptim të ndryshimit të këtyre termineve edhe te Prishtina, Hajvalia dhe Llamkos Kosova. KG kërkon mirëkuptim nga të gjithë, por një ndërrim i këtyre termineve ishte imponuar për arsyen e cekur më lartë.
Orari i ndeshjeve E shtunë, 16.03.2013 nga ora 14.00 Merdar: HYSI - PRISHTINA..................SupersportKosova 1 Pejë: BESA - VËLLAZNIMI.....................RTV21 E diel, 17.03.2013 nga ora 14.00: Drita – Drenica Trepça 89 – Liria Obiliq: Hajvalia-Llamkos Kosova.......SupersportKosova1 Skenderaj: Feronikeli-Trepça
 |