Permbytjet kane krijuar veshtiresi dhe per terrenet sportive | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një komunikim intensiv me klubet shqiptare në zonat e përmbytura, për të bërë një vlerësim të gjendjes së terreneve sportive. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Eduard Prodani prej disa ditësh, insitucioni i futbollit, po kontakton me zyrtarë të klubeve, për t’u njohur me gjendjen e terreneve pas reshjeve të fundit. “Ne kemi ngritur një grup pune, i cili po kontakton me klubet për t’u njohur me gjendjen e terreneve. Pasi të mbledhim informacionin e nevojshëm dhe të ndjekim gjendjen në vend, ne do të bëjmë një vlerësim të dëmeve. Pas vlerësimit qëllimi është që të komunikojmë me FIFA-n dhe UEFA-n për të kërkuar ndihmën e tyre, për të përmirësuar situatën”, përfundon Prodani. Përmbytjet e fundit në zonat veriore të vendit, kanë krijuar vështirësi edhe për terrenet sportive që ndodhen aty.
Media FSHF Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2015 |