Azi/ Xhevair Sukaj shënon në Ligën e Kampionëve |
nga AlbaniaSoccer E martë, 02 Prill 2013 21:25 |  |  |  | |
Xhevair Sukaj vazhdon të shënoj rregullisht për skuadrën e tij të Sepahanit. Të martën ai ka realizuar një gol në Ligën e Kampionëve duke shënuar në portën e Al Ahlit. Sukaj ka realizuar në minutën e 3’ të ndeshjes por skuadra e tij nuk e ka administruar dot avantazhin duke pësuar më pas edhe katër gola të tjerë duke u mundur keqazi në shtëpi me rezultatin final 2-4. Për Sukaj goli ishte një sukses personal ndërkohë që skuadra e tij ka ende shpresa për të vijuar rrugën në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Hamdi Salihi ka luajtur vetëm 20’ minuta si zëvendësues në Ligën e Kampionëve të Azisë me skuadrën e tij Jiangsu Sainty në fitoren 2-0 ndaj Buriram United.
 |