Gjermani/ Monchengladbach nuk e shet Xhakën |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 30 Janar 2013 17:01 |  |  |  | |
Kryesia e Borussia Monchengladbach e ka bërë të qartë se dëshiron ta ketë në ekip kosovarin Granit Xhaka, duke e refuzuar ofertën e fundit që erdhi nga Lazio.
‘Xhaka nuk është problem për ne. Ai nuk është përshtatur siç është më së miri, por ne i dimë cilësitë e tij dhe ai së shpejti do t’i demonstrojë ato në fushë’, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, për Bild. Ende nuk dihet se sa ka qenë oferta e Lazios për të, por ajo as që është konsideruar nga bordi i klubit. Për Xhakën deri tani është interesuar edhe Manchester United, por nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare.
 |