Ne fokus/ Agim Cana: Graniti është i poshtër! | ||||
|
Pas deklaratave të disa ditëve më parë të Granit Canës, se familja Cana nuk e ka ndihmuar kurrë në karrierë, ka reaguar babai i Lorik Canës, Agimi. Ai thotë se Granitit ia mundësuan provat në Nantes. Madje, Agimi shton se falë tij, ai kishte arritur marrëveshje me Teutën e Durrësit.‘Ai është një i poshtër, që në deklaratat e tij ka vetëm gënjeshtra. Ne ia kemi siguruar provat në Nantes dhe ata të klubit kanë thënë se niveli i tij është si i një 14-vjeçari’, thotë Agim Cana për ‘Sport’. Graniti është djali i axhës së Lorik Canës. Në stinorin vjeshtor luajti për Flamurtarin e Prishtinës. Në deklaratat për ‘Sport’, ai kishte thënë se kurrë një herë nuk u ndihmua nga familja Cana, të paktën nuk ia mundësuan provat në ndonjë klub. Tutje, Agim Cana thotë se falë tij, Graniti fitoi një kontratë me Teutën e Durrësit. ‘Krahas provave në Nantes, unë personalisht kam ndikuar që të arrijë marrëveshje me Teutën e Durrësit, pasi në të kundërtën nuk do të mund të luante as aty’, shtoi ai. Agimi thekson se të gjitha ato që i ka thënë Graniti, janë gënjeshtra. ‘Kur u kam ndihmuar shumë lojtarëve tjerë, përse nuk do t’i ndihmoja një të afërmi tim’! pyet Agimi. Ai këto ditë ka ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3091 |