Gjermania/ Bunjaku shenon serish |
nga AlbaniaSoccer E premte, 30 Nentor 2012 08:25 |  |  |  | |
Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, ka vazhduar me shënimin e golave në kategorinë e dytë gjermane
Ai të martën mbrëma shënoi golin e vetëm për Kaiserslauternin që barazoi 1:1 në shtëpi me Jahn Regensburgun. Ndeshja i takonte javës së 16-të të Bundesliga 2. Bunjaku këtë edicion ka shënuar tetë gola e ka asistuar katër herë.
‘Kemi pasur mundësi të fitojmë, por nuk shfrytëzuam rastet. Për këtë duhet të jemi të kënaqur me një pikë. Tani na mbetet që në ndeshjen e ardhshme të kompensojmë pikët e humbura’, ka thënë Bunjaku për sajtin zyrtar të klubit.
Në Bundesliga 2 ka shënuar edhe Edmond Kapllani. Skuadra e tij fitoi 3:1 kundër Bochumit.
 |