HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Poloni/ Edgar Çani drejt Lech Poznan
nga AlbaniaSoccer   E martë, 20 Nentor 2012 14:56   pdfShtypEmail

edgar_cani_polonia_varshavaE ardhmja e Edgar Çanit duket se do të vazhdojë në kampionatin elitar në Poloni, Ekstraklasa. Destinacioni i sulmuesit të Kombëtares shqiptare duket se do të jetë Lech Poznan-i.

Sipas mediave polake, futbollisti i Kombëtares shqiptare ka nisur bisedat paraprake me përfaqësuesit e klubit bardheblu. Të shtunën, ai ndoqi nga tribuna ndeshjen e Polonia Varshavës me Gronik, ndërsa të dielën udhëtoi drejt Poznanit, ku ndoqi nga afër ndeshjen e ekipit vendas me Legia Varshavën.


Sulmuesi është pezulluar nga drejtuest e Polonia Varshavës, me argumentin se ka thyer disiplinën brenda skuadrës, pas një debati me tonë të ashpra me trajenrin Stokowcem.


Prej fundit të tetorit, sulmuesi kuqezi është detyruar që të stërvitet me ekipin e të rinjve të klubit, deri në merkaton e janarit, kur do të dalë në shitje.


Pikërisht për këtë arsye, te Lech Poznan kanë preferuar ta prenotojnë 23-vjeçarin, ndërsa bisedat zyrtare do të nisin vetëm gjatë pushimit të dimrit, në periudhën kur hapet edhe merkato.


Transferimi i Çanit në skuadrën e re mendohet se mund të realizohet për një shifër rreth 400 mijë euro, por më parë duhet parë vullneti i Polonia Varshavës, për t’ia shitur futbollistin një rivali direkt në luftën për titull.


Kjo është situata e dytë e keqe që lojtari i Shqipërisë po përjeton te klubi i kryeqytetit polak, ku pak muaj më parë ai braktisi skuadrën dhe u ankua te FIFA, për shkak të rrogave të pamarra nga klubi.


Në 34 ndeshje të lujtura te Polonia Varshavë, që prej vitit 2011 ku u largua nga kampionati italian, Çani ka shënuar 13 gola.


busy
komente