Gjermani/ Favre–Xhakës: Duhet të përmirësohesh | ||||
|
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka vazhdon të mbetët futbollisti më i përfolur te skuadra gjermane, Borussia Monchengladbachut. Pasi shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj klubit, ka reaguar trajneri, Lucien Favre, i cili e ka porositur mesfushorin të mbyll gojën dhe punoi më shumë.Dhjetëshja e përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, i cili me shumë bujë nga kampioni zviceran, Basel kaloi te gjermanët e Borussia Monchengladbachut, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes tek mediet gjermane. Xhaka ishte vlerësuar ndër transferët më të mëdha të klubit, duke pasur edhe vendin e titullarit në skuadër, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Me paraqitjet tij nuk ishte i kënaqur trajneri, i cili e vendosi atë në stol. Ndërkaq një ditë më parë Xhaka u shpreh i zhgënjyer për rrethanat e reja, duke lënë mundësinë e largimit nga klubi që në janarin e vitit që po vjen. I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit gjerman, i cili kërkon nga 20 vjeçari që të punojë pa e hapur shumë gojën. ‘Xhakës i nevojitet kohë. Ai është i ri dhe duhet të përmirësohet për të luajtur’, u shpreh Favre për mediat gjermane. Ish futbollisti i Baselit ishte kritikuar vazhdimisht nga mediat gjermane, pas ankesave të vazhdueshme të tij që kur u transferua gjatë verës në Bundesligë. Tash prishtinasi frikësohet se përpos në Gladbach, mund ta humb vendin edhe në përfaqësuesen zvicerane. ‘Përzgjedhësi Hitzfeld e ka bërë të qartë se do t’i marrë në konsideratë për ekipin bazë vetëm futbollistët që luajnë standard në ekipet e tyre. Unë nuk dua ta humbas vendin tim te përfaqësuesja’, ka thënë Xhaka. Përfaqësuesi zviceran, që i kushtoi ekipit gjerman afro 10 milionë euro, ka përfunduar në bankinë tek Gladbachu, edhe pse në fillim konsiderohej si përforcimi më i madh i klubit pas largimit të Marco Reusit. Pas kësaj pakënaqësie, Xhaka pritet t’i bashkohet skuadrës italiane, Lazios. Kjo e fundit nuk e ka fshehur interesimin për të dhe spekulohet se bisedimet për një kalim të tij, vetëm se kanë filluar në mes skuadrës dhe futbollistit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2445 |