Itali/ Igli Tare : Meritat për sukses i takojnë të gjithëve | ||||
|
Tare është treguar mjaft modest, pasi ka refuzuar t’i marrë meritat, për momentet pozitive që po kalon Lazio këtë sezon. Pas shtatë javësh, lacialët kanë konkretizuar pesë fitore, duke i qëndruar pranë dy të parëve në renditje, Juventusit dhe Napolit Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Igli Tare, i cili pasi vari këpucët në gozhdë, vazhdoi me zejen e drejtorit sportiv, vlerësohet si më i merituari për sukseset e skuadrës në këtë fillim stinori. Por Tare është treguar mjaft modest, pasi ka refuzuar t’i marrë meritat, për momentet pozitive që po kalon Lazio këtë sezon. Pas shtatë javësh, lacialët kanë konkretizuar pesë fitore, duke i qëndruar pranë dy të parëve në renditje, Juventusit dhe Napolit. Pikërisht futbollistët që i solli Tare si Kloses, që shënon vazhdimisht, e Hernanes në formë, e bëjnë skuadrën më konkurruese. Kjo skuadër tani vërtet paraqitet si ekip i mirë, që funksionon për mrekulli. “Nuk është një çështje individualësh, sepse nëse një skuadër bëhet orkestër, me të gjithë interpretuesit që veprojnë në perfeksion, atëherë gjithçka transformohet në një kënaqësi të madhe”, ka thënë Tare për ‘Leggo’. Më pas ish sulmuesi shqiptar, e ka falënderuar presidentin e klubit, Claudio Lotito, i cili e ka ndihmuar në profesionin e drejtorit sportiv, pasi e mbylli karrierën si futbollist, vite më parë. “Presidenti ka besuar gjithmonë në mua, kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Kjo më ka ndihmuar shumë sepse, kur duhet të punosh në një vend të vështirë si Roma, nëse e ke besimin e klubit, shkon përpara në rrugën tënde pa i dëgjuar shumë kritikat”, vazhdoi Tare. Ai më pas ka shtuar :“Lazio duhet ta konfirmojmë se sa të mirë jemi, duke vazhduar në këtë rrugë. Duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë, pasi kampionati është i ekuilibruar. Ne duam ta shijojmë ditën, duke menduar lojë pas loje, pa ëndërruar shumë”, përfundoi Tare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2213 |