HOT NEWS
E mërkurë, 22 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Faruk Naziri godet me grusht gjyqtarin serb
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 24 Shtator 2012 20:34   pdfShtypEmail

gjyqtarFutbollisti i klubit Tërnoci nga Bujanoci, Faruk Naziri është dënuar më një vit moslojë për shkak të sulmit dhe goditjes së gjyqtarit serb, Dalibor Zlatkoviq në xhiron e dytë të Ligës rajonale në Serbi e zhvilluar ndërmjet Tërnocit dhe Pçinjit.

Portieri i këtij klubi, Valon Ramadani, për shkak incidentit të njëjtë, është dënuar me moslojë gjashtë muaj, kurse Rizvan Murati me dy lojë suspendim.

Drejtori i ligës futbollistike Pçinja, Nenda Gjorgjeviq ka thënë se anëtarët e Komisionit Dispilinor, pas shikimit të ndeshjes dhe deklaratës së personit zyrtar, për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes, e ka dënuar KF Tërnocin me 5000 dinarë.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit