Ne fokus/ Berat Buzhala, “TRADHTAR”, jam tifoze me Zvicren perball Shqiperise | ||||
|
Sfida e nesërme ndërmjet Zvicrës së shqiptarëve dhe Shqipërisë në Lucern ka që shumë kohë që ka krijuar ndarje ndërmjet tifozëve shqiptarë anekënd trojeve shqiptare. Meqë pjesë përfaqësuese zvicerane janë pesë shqiptarë, ‘helvetikët’ kanë ‘abonuar’ tifozë të shumtë në Kosovë. Mirëpo, duket se një shtysë e madhe për këtë ka qenë edhe deklarata ‘trazuese’ e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cila ka ‘hedhur gurë’ në drejtim të futbollistit kosovar, Granit Xhaka. “Nuk me intereson asnjë lojtar i kombëtares zvicerane. Për mua ajo ndeshje konsiderohet si takim i radhës ndaj një ekipi shumë të fortë. Një kundërshtar pjesërisht shqipfolës. Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë gol skuadrës që mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij”, ka thënë Duka. Radhëve të atyre që kundërshtojnë Dukën iu është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Berat Buzhala. Ai, përmes profilit të tij në Facebook ka “njoftuar” atë se nesër mbrëma do të jetë tifozët i ekipit Zviceran. “E njoftoj kreun e Federatës Shqiptare te Futbollit, z. Armando Duka, se neser mbrema une jam tifoz i ekipit te Zvicres, gjegjesisht ekipit te Shaqirit, Xhakes, Behramit, Xhemajlit, Mehmedit ect. Qe 30 vjet jam tifoz i Shqiprise. Po qe kaq vjet z. Duka me ka dhuruar vetem deshprim, e tash i njejti e ka guximin qe te flase dhe te gjykoje te tjeret – e sidomos djemte e ndershem dhe puntore si Xhaka e Shaqiri – per ceshtje te patriotizmit”, shkruan Buzhala në Facebook. Ndeshja e vlefshme për xhiron e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Brazili 2014” do të luhet nesër mbrëma nga ora 20:45 në Lucern të Zvicrës. Marre nga Orainfo Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2820 |