HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Zvicer/ Behrami: Shqiptarët do më therrasin tradhtar per 90 minuta
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Shtator 2012 21:56   pdfShtypEmail

valon-behramiValon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Xherdan Shaqiri, janë në qendër të shtypit zvicerian këto ditë. Përballja me Shqipërinë ditën e nesërme është e veçantë për koloninë e kosovarëve që veshin fanelën e përfaqësueses helvete, pasi ata do të jenë përballë skuadrës që përfaqëson kombin e tyre. Valon Behrami është ai që i druhet më shumë kësaj sfide, duke qenë se mesfushori është kërkuar me ngulm nga Shqipëria në vitin 2004, por zgjodhi të luante me Zvicrën.

"E di që shqiptarët do më provokojnë gjithë kohës, pasi kështu më ka ndodhur edhe te Lacio, - shprehet futbollisti që luan në Serinë A me Napolin. - Jam i sigurt se ata do më thërrasin gjatë gjithë kohës tradhtar, por unë do të jap gjithçka që Zvicra të fitojë", shtoi ai.

Valon Behrami është nga ata futbollistë që kanë dalë në "merkaton" e madhe të futbollit shumë shpejt. Në vitin 2004, Hans Peter Brigel e kërkoi disa herë për ta bërë pjesë të kombëtares, por edhe pse u zhvilluan disa takime dhe lojtari premtoi që do të zgjidhte Shqipërinë, në fund preferoi Zvicrën. Pas 8 vitesh dhe një zgjedhjeje që la të prekur shumë tifozë, Behrami thotë se ndjehet sërish kuqezi.

"Nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Unë kam bërë tatuazh shqiponjën, simbolin e Shqipërisë, që ma kujton gjithmonë, - shprehet më tej ai. - Mesazhi im është i thjeshtë: duhet ta përgatitim këtë ndeshje si gjithë të tjerat", shton futbollisti me origjinë kosovare.


busy
komente